Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Media turke e bindur: Arrihet akordi, Lorenc Vila lë Superioren për Turqinë

schedule09:33 - 3 Gusht, 2020

schedule 09:33 - 3 Gusht, 2020

Lorenco Vila shënoi dje kundër Tiranës në finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë në Turqi janë të bindur se sulmuesi anësor do të firmosë me Menemenspor. Skuadra e ligës së dytë, pasi transferoi vjet Gentian Selmanin dhe David Domgjonin, kërkon një tjetër element cilësor në Superiore.

Yeniasir, media e zonës së Izmirit, shkruan se është arritur marrëveshja me Vilën dhe ai pritet të zbarkojë në Turqi. Recep Ersoy, një prej drejtuesve të klubit, ka folur për strategjinë e tyre për të marrë lojtarë cilësorë nga kampionate të tjera.

“Lorenco Vila është një futbollist i mirë, sikurse edhe 23-vjeçari nigerian Bernard Bulbëa, që e kemi transferuar së fundmi. Përforcimet tona me lojtarë cilësorë nga jashtë do të vazhdojnë. Po kërkojmë për futbollistë në shumë vende, gjatë gjithë sezonit.

Gjithashtu po takohemi me ata lojtarë që i kemi veçuar”, ka deklaruar Ersoy. Nga ana e Teutës nuk ka një konfirmim për kalimin e Vilës në Turqi. Edhe nëse i riu del lojtar i lirë, Menemenspor minimalisht duhet të paguajë taksën e formimit për çdo vit që ai ka kaluar në akademinë e Teutës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!