Media spanjolle rekomandon Shqipërinë/ El Cronista: Plazhe mahnitëse dhe çmime të arsyeshme

schedule14:28 - 31 Korrik, 2024

schedule 14:28 - 31 Korrik, 2024

Shqipëria është një nga destinacionet me plazhet më të mrekullueshme që duhet vizituar këtë verë. Kështu shkruan e përditshmja spanjolle “El Cronista” për vendin tonë.

Në këtë periudhë të vitit shumë spanjollë kanë planifikuar destinacionet e tyre të pushimeve verore shkruan artikulli, por për ata që i kanë lënë për në momentin e fundit në rekomandon të zgjedhin Shqipërinë.

Shqipëria është një destinacion magjepsës, me peizazhe malore, plazhe mahnitëse dhe me çmime mjaft të arsyeshme thotë El Cronista. Ushqimi, vizitat turistike apo aktivitete të tjera në vend ofrohen me çmime më të ulëta se shumë destinacione të njohura turistike.

“Plazhet magjepsëse, qytetet historike plot me vizitorë dhe kultura të ndryshime do të jenë atraksione të shkëlqyera për t’u eksploruar”, sugjeron e përditshmja spanjolle.

Sipas saj, udhëtarët nuk do të shpenzojnë shumë as për të udhëtuar drejt Shqipërisë pasi mund të gjejnë bileta vajtje-ardhje nga Spanja që kushtojnë nga 53 euro, duke e bërë një destinacion mjaft të përballueshëm. Drejt vendeve operonjë disa linja direkte fluturimi.

Turistët spanjollë kanë parë një rritje të ndjeshme në vend vit pas viti. Vetëm në 5 muajt e parë të vitit sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Turizmit numërohen rreth 25 mijë turistë nga Spanja që kanë ardhur në vendi tonë.

/abcnews.al