Media serbe: SHBA të tronditura nga autoritarizmi i Vuçiç dhe i impresionuar nga demokracia e Kurtit

schedule12:04 - 22 Korrik, 2021

schedule 12:04 - 22 Korrik, 2021

Gazeta Serbe “Danas” ka shkruar ditën e sotme një artikull për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e SHBA. Një përfaqësues jozyrtar i qarqeve Diplomatike në Uashington i tha media serbe se: “Në Uashington, ata janë të impresionuar nga demokracia e Kurtit”, dhe nga ana tjetër, “të tronditur nga autoritarizmi i Vuçiç”.

Në artikull thuhet se presidenti i Serbisë kritikohet nga amerikanët për mungesën e sensit të dialogut me kundërshtarët politikë dhe kontrollin e tepruar mbi mediat.

Sa i përket Kurtit, ai përflitet se gëzon mbështetjen e SHBA dhe shumë segmenteve të tjera politike, megjithatë konsiderohet bashkëbisedues më i pakëndshëm me SHBA se paraardhësi i tij Avdullah Hoti.  Në atë kontekst, theksohet se “Kurti dëshiron atë që përfaqëson administrata e Biden – që Kosova të marrë njohje nga Serbia”.

Burimi i medias serbe shpjeton se se Amerika pret që Kurti të zbatojë reformat e premtuara, “veçanërisht ato që lidhen me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit”. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!