Media kroate: Dokumenti i KE për anëtarësimin e Serbisë në BE

schedule18:36 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 18:36 - 5 Dhjetor, 2017

Një e përditshme kroate shkruan se ka në duar një document konfidencial që Komisioni europian pritet të aprovojë së shpejti. Në document pëmendet anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Europian sipas asaj që shkruan “Jutarnji List”. Sipas gazetës, Bashkimi Europian do të vendosë si kusht zgjidhjen e cështjeve të hapura për sa i përket kufijve mes Kroacisë dhe Serbisë, por dhe mes Serbisë e Malit të Zi. Këto çështje pritet të zgjidhen në 2023-shin, dhe përbëjnë një kusht për Malin e Zi dhe Serbinë në mënyrë që të përmbyllin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe të bëhen anëtare me të drejta të plota deri në fund të vitit 2025.

Dokumenti është pjesë e strategjisë së komisionit europian për perspektivëne besueshme të zgjerimit për ballkanin perëndimor, ku theksohet se Bashkimi Europian nuk dëshiron të importojë cështje të hapura për kufijtë mes vendeve të rajonit.

Drafti, të cilin “Jutarnji List” pretendon se e ka parë, është një document konfidencial dhe variant përfundimtar i tij duhet të publikohet në shkurt të vitit të ardhshëm, gjatë fjalimit të përvitshëm të presidentit të komisionit europain Jean-Claude Juncker.

E përditshmja kroate shkruan më tej se teksti i këtij drafti u kujton liderëve të ballkanit perëndimor se anëtarësimi në Bashkimin europian është një zgjedhje, për të cilën duhet konsensusi politik dhe civil, dhe këta liderë nuk duhet të kenë dyshime se ku duhet të jetë Ballkani Perëndimor dhe në cfarë drejtimi duhet të lëvizë.

Sipas gazetës kroate ky pasazh është një mesazh i qartë për Serbinë ku shpesh ngrihet debati që Beogradi të zgjedhë mes Rusisë dhe Bashkimit Europian.

Gjithashtu përmendet se Serbia duhet të zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën me anë të një dokumenti të ligjshëm, që është i një rëndësie kyce për stabilitetin e të gjithë rajonit dhe perspektivën europiane./abcnews.al