Gazeta izraelite Haaretz ka raportuar se sipas burimeve egjiptiane, SHBA ka rënë dakord me planin izraelit për një operacion ushtarak në Rafah në këmbim të një përgjigjeje të kufizuar kundër Iranit.
Një zyrtar i lartë i Katarit tha se kryeministri Benjamin Netanyahu ka arritur të marrë miratimin e SHBA për një operacion ushtarak në Rafah në këmbim të përmbajtjes nga një operacion i gjerë ushtarak kundër Iranit në përgjigje të sulmit të tij të fundit.
Zyrtari i Katarit argumentoi gjithashtu se “diskutimi i një përgjigjeje izraelite ndaj Iranit shkon kundër dëshirave të qeverisë amerikane dhe është jorealiste, duke pasur parasysh pretendimet izraelite se Shtetet e Bashkuara luajtën rolin kryesor në zmbrapsjen e sulmit iranian dhe pengimin e suksesit të saj”.
Kujtojmë se SHBA ka qenë kundër një përgjigje të Izraelit ndaj Iranit për sulmet e 13 prillit, madje presidenti Joe Biden ka qenë i qartë për një gjë të tillë në një bisedë direkte me liderin Netanyahu./abcnews.al