Edhe në median italiane është publikuar një lajm i cili njofton se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk do t’i hapen negociatat.
TGcom shkruan se Franca ka vendosur veton e saj duke bllokuar kësisoj hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin.
“Vetoja e Francës bllokon çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit. BE kësisoj nuk do të jetë në gjendje të japë dritën jeshile për nisjen e negociatave me dy vendet ballkanike, pavarësisht se shumica e vendeve kanë qenë në favor në rekomandimit të Komisionit Evropian”, shkruan media italiane./abcnews.al