Media elitare franceze: Shqipëria, destinacioni i kësaj vere

schedule18:46 - 28 Gusht, 2023

schedule 18:46 - 28 Gusht, 2023

 

Shqipëria po mbyll sezonin më të suksesshëm në histori sa i përket turizmit. Numri i shtetasve të huaj, por edhe shqiptarë ka kaluar çdo pritshmëri.

Padyshim bukuritë natyrore që ofron “vendi i shqiponjave” janë të shumta me bregdetin që dominon, por edhe historia, kultura e gastromia.

Media më prestigjoze në botë e kanë  rekomanduar Shqipërinë në fillim këtij sezoni, si një vend i “virgjër” me bukuri përrallore.

E teksa jemi në fundin e sezonit më të suksesshëm, media elitare tanimë kanë nisur ta cilësojnë vendin tonë si destinacionin e këtij viti, me një turizëm që po tenton të shtrihet në gjithë vitin.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale shkrimin e fundit të medias elitare franceze “Le Figaro”.

Postimi i Ramës:

🗞️🇫🇷Në syrin e një prej mediave më elitare franceze siç është “Le Figaro” Shqipëria është padiskutim destinacioni i kësaj vere, duke iu servirur lexuesve një qëmtim të kujdesshëm të destinacioneve 🦅 që përfshin shumëçka, dhe jo veç për pushimet verore, por me zonat e mbrojtura dhe sitet kulturore ofron zgjatjen e sezonit përtej verës, në një turizëm gjithëvjetor i cili është kthyer në realitet të prekshëm nga kushdo🦅🇦🇱🏰🏞️🌺⛵️ /abcnews.al