Gazeta britanike Metro ka shkruar një artikull për gjysmëfinalen e parë të Eurovision ku theksohet se ishte një befasi që Shqipëria, Letonia e Austria, që janë pëlqyer nga publiku, nuk u kualifikuan për finalen. 10 artistë shkuan në finale, përfshirë Orkestrën Kalush të Ukrainës, të cilët janë ndër favoritët për të fituar.
Holanda, Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia dhe Moldavia shkuan gjithashtu në finale. Italia, Franca, Gjermania, Spanja dhe Britania e Madhe hyjnë automatikisht në finale. Megjithatë, disa nga performancat të cilat janë pëlqyer shumë nga shikuesit mbeten jashtë, shkruan Metro.
“Përfaqësuesja e Shqipërisë mori një përgjigje të ngrohtë nga shikuesit në shtëpi, me shum që vlerësuan performancën e saj si seksi dhe pozitive. Por me sa duket nuk ishte e mjaftueshme për të bindur votuesit pasi ajo nuk fitoi një vend në 10-shen finale.“, shkruan gazeta.
Letonia argëtoi audiencën me këngën Eat Your Salad, por gjithashtu nuk arriti të lundronte në finale. Sllovenia, Bullgaria, Kroacia dhe Danimarka ishin vendet e tjera që nuk shkuan në finale. Duke reaguar ndaj rezultateve, një shikues shkroi në Tëitter: “Të thyhet zemra që Letonia, Danimarka dhe Shqipëria nuk shkuan në finale… Paraqitje kaq të shkëlqyera!” /abcnews.al