Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Medaljet, prestigj dhe para/ Vendet që shpërblejnë më shumë atletët në “Milano Cortina 2026”

schedule12:27 - 10 Shkurt, 2026

schedule 12:27 - 10 Shkurt, 2026

Përtej shpirtit olimpik që thotë se e rëndësishme është të marrësh pjesë. Në çdo sport garohet për të fituar dhe në rastin e Lojërave Olimpike edhe në këto dimërore të Milano dhe Cortina, triumfi I vërtetë matet me medalje. Secila prej tyre, e artë, argjendi apo bronzi shoqërohet me prestigj, por edhe me fitore financiare.

Dhe për atletët e çdo vendi pjesëmarrës, ka një vlerë të ndryshme.

Në fakt Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si organizator edhe në këto Lojëra Olimpike Dimërore nuk jep asnjë shpërblim financiar për fituesit, ndërsa gjithçka është në dorë të komiteve kombëtarë ose shteteve përkatëse.



Dhe vendi që paguan më shumë për një medalje ari në “Milano Cortina” është Singapori me 1 milion euro. Por ky vend ka pak shanse të fitojë, pasi garon me vetëm një atlet.
Ndër vendet më bujare është Hong Kongu, i gatshëm të ofrojë 640,000 euro për arin, 320,000 për argjendin dhe 160,000 për bronzin. Në Evropën Perëndimore, Franca dhe Gjermania janë ndër vendet më të pasura, ndërsa Norvegjia, Suedia dhe Britania e Madhe nuk ofrojnë çmime të lidhura me medaljet.

Ndërkohë, organizatorët e Italisë parashikojnë që atletët të fitojnë 180 mijë euro për një medalje ari, 90 mijë për argjendin dhe 60 mijë për medaljet e bronzit.

Shqipëria, e cila në Lojërat Olimpike Dimërore garon me katër atletë renditet mes vendeve me dorëlëshuara sa i përket shpërblimeve për medalje.

Në bazë të legjislacionit shqiptar, çdo sportist që renditet mes tetë më të mirëve në Lojërat Olimpike përfiton monetarisht. Kështu, një medalje ari paguhet me 10 milionë lekë të rinj. Medalja e argjendit shpërblehet me 7 milionë lekë, ndërsa bronzi me 5 milion lekë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!