Kapiten Artur Muçollari thotë se në qytetin ukrainas të Bakhmutit, po zhvillohen luftime të ashpra.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Meçollari u shpreh se aktualisht, ushtria ruse nuk është përfshirë në luftime dhe se luftën po e bën grupi Wagner.
Sipas Meçollarit, ushtria ruse ka kontroll të plotë mbi 4 rajonet ukrainase që janë aneksuar.
“Në Bakhmut po lufton vetëm grupi Wagner. Sot luftimet më të mëdha kanë ndodhur në këto zona. I vetmi rajon ku ukrainasit nuk kanë pasur përparim, është vetëm Bakhmuti. Ukrainasit po rezistojnë jashtëzakonisht, por grupi Wagner po avancaon. Në mënyrë të ngadaltë, por po avancon. Kremi një luftim të jashtëzakonshëm, shtëpi më shtëpi, dritare më dritare, pallat më pallat.
Deri tani nuk ka shenje të një ofensive ruse, nuk ka shenja të besueshme. Rusët i kontrollojnë 4 territoret, kanë 140 mijë trupa. Kanë kontroll të plotë ajror në të gjithë këtë territor. Kanë superioritet ajror”, theksoi ai./abcnews.al