Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Skerdian Dhuli tha se Rama po tenton të nxjerrë Lulin nga fundi I detit ku ai është, por nuk ka Ramë mbi tokë ta nxjerrë andej nga është futur.
“Nëse Rama bie nën 70 mandate, Rama nuk do të donte që PD të fitonte zgjedhjet e vetme dhe partitë e vogla po tentojnë t’i japin mandate që mos t’i bëhen barrë për PD. Rama tenton të nxjerrë Lulin nga fundi i detit dhe e di që nuk ka Ramë mbi tokë ta nxjerrë andej nga është futur.”
Analisti Arben Meçe u shpreh se në kulmin e fushatës zgjedhore bëhet lojë Facebooku dhe Tiktoku, ndërkohë që simbolikën 313 të përdorur prej Berishës, Meçe e komentoi si një goditje për Saliun.
“Luli ka gjithë këto kohë që përmend 313, kandidat është Berisha dhe kjo gjë është goditje për Saliun. Ka një kordinim mes Lulit dhe Ramës. Deri tani thamë që të gjithë punojnë për PR, del Saliu dhe pretendon që të futet në një fashë votuesish në rrjetet sociale. Cuni i Saliut i drejtohet varfanjakëve, Alibeaj i drejtohet SPAK. Në 2013, numri i votimit të PD ishte 44 dhe Berisha tha që 44 është numri i fatit të tij. Luli në TV filloi të thoshte që 4 është simbol, dukej si filozofi më i madh. Në kulm të fushatës bëhet lojë FB dhe Tiktoku, ku janë burrat serioz.”
Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se Basha është një kartë e djegur politike. Ndër të tjera, sipas tij Rama po shfrytëzon votat e fjetura dhe të pakëta të Bashës.
“Basha është një kartë politike e djegur. Rama është një njeri që e di cfarë bën në fushatë dhe duke shtuar që është një njeri sondazhesh. Unë shoh që Rama ka bërë një llogari që shihet në retrospektivë, nëse merr Nanon sepse ka disa vota të mbetura, nëse sot në fushata thuhet që Saimir Tahiri ka disa vota sepse ka qenë drejtues i Tiarnës, mendoj që edhe Rama votat e fjetura të Bashës, po i shfrytëzon. Rama me Bashën kërkon të bëj atë që Rama shpreson të bëj me disa sigla të tjera dhe që në fund fare dëmtojën trenin e Berishës.”
/ abcnews.al