“Me zor o me qejf”, Vesa Luma dhe Big Basta i trashëgojnë djalit pasionin e përbashkët

schedule14:21 - 7 Gusht, 2020

schedule 14:21 - 7 Gusht, 2020

Çifti i njohur Big Basta dhe Vesa Luma janë ndër më të pëlqyerit si në skenë ashtu edhe për kiminë që kanë me njëri-tjetrin.

Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk ngurojnë të publikojnë edhe foto të djalit të tyre, Lian.

Së fundmi, ka qenë Vesa që  ka ndarë disa video të vogëlushit duke marrë mësime muzike, duke treguar se nuk e kanë lënë të bëjë asnjë mungesë në shkollën e muzikës.

“Mesojini të vegjël. Nëna dhe babi im nuk më kanë lënë të bëj asnjë mungesë në shkollën e muzikës. Tradita vazhdoj, me zor ose me qejf”, ka shkruar këngëtarja.

Mesa duket, dyshja po kujdesen që t’i trashëgojnë  që tani pasionin për muzikë, djalit të tyre./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!