“Më vranë dritën e syve”, nëna e 35 vjeçarit nga Korça akuza firmës ku punonte i biri

schedule16:17 - 4 Janar, 2020

schedule 16:17 - 4 Janar, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në qytetin e Korçës, ku një 35 vjeçar humbi jetën pas një incidenti në punë.

Punëtori  35- vjeçar, Elvis Josifi ka ndërruar jetë në vend për shkak të goditjes tepër të fortë. Grupi hetimor nisi punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Burime konfidenciale për Abc News thonë se familjarët janë përplasur me përgjegjësit e firmës gjatë ceremonisë mortore. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se nëna e viktimës ka hedhur akuza ndaj firmës se i kanë vrarë djalin teksa ai punonte për bukën e gojës.

“Më vranë djalin që e kisha rritur me sakrificë dhe mundime. Djali im nuk vlen sa një drekë. Mos u tallni me gjakun e djalit tonë. Të kalben në burg ata që ma vranë dritën e syve”.

Këto janë fjalët rrënqethëse teksa firma ku punonte Ervisi kishte kërkuar të mbulonte shpenzimet e ceremonisë mortore. ABC News ka shkuar tek banesa e 35 vjeçarit ndërsa nëna dhe motra e tij nuk kanë pranuar të flasin në kamera .

Ndërkohë për ABC News ka folur edhe një nga fqinjët e Elvisit:

“Djalë flori, djalë që nuk kishte asnjë të metë. Nuk e di pse i ndodhi kështu. Jemi shqetësuar shumë. Ai jetonte me prindërit, kishte dy motra dhe një vëlla. Elvisi ishte vëllai i madh, ai nuk e linte një ditë punën.  Kishte vite që punonte në ndërtim por nuk e di në çfarë firme. Çfarë t’ju them më shumë, djalë që nuk e bën më nëna, lum ajo familje që e kishte”.

Dhimbje dhe lot ishte ajo çka gjeje në apartamentin modest të familjarëve të Ervisit ku sot e përcollën në banesën e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!