Sokol Guga, kandidati i Partisë Demokratike për Tepelënën, u dha fjalën qytetarëve se nuk do i zhgënjejë, nëse e zgjedhin më 14 maj, si rkyebashkiakun e tyre.
Ai nuk bëri premtim konkret në këtë takim, por e krahasoi vetën me rivalin e tij, të Partisë Socialiste.
“Ne jetojmë në një qytet provincial por unë kam shumë qytetarë që më mbështesin. Unë u bëj thirrje të më mbështesin përpara një njeriu të pashkollë që rri në krye e s’bën asgjë. Nga frika e terrori që ushtron ky pushtet, ka tmerruar për copën e bukës qytetarët në Tepelenë. Me votë do të na nderojnë.”
Partia Demokratike kishte kandidatë dhe për Gjirokastrën, por që u tërhoq. Në garë janë vetëm 14 kandidatë për kryebashkiakë.