“Më vodhi 5 euro”, spanjolli vret shqiptarin në një plantacion kanabisi

schedule19:56 - 13 Maj, 2023

schedule 19:56 - 13 Maj, 2023

Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur nga policia spanjolle në një zonë të pyllëzuar në Katalonjë.

Sipas mediave spanjolle dy muaj më parë shokët e viktimave kishin raportuar në komisariat se 29-vjeçari ishte zhdukur prej disa ditëve.

Gjatë hetimeve policia katalanase zbuloi se i riu është vrarë brenda një plantacioni me kanabis, nga një 52-vjeçar spanjoll, dhe më pas trupi i tij është hedhur në një pyll.

Nga burimet e policisë u zbulua se burri e vrau shqiptarin me çekiç gjatë një zënke sepse i kishte vjedhur 5 euro.

Këto nuk janë krimet e para që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në Katalonjë. Zyrtarët paralajmërojnë se dhuna në lidhje me këtë biznes fitimprurës do të rritet në Katalonjë dhe të gjithë frikësohen se mund të bëhet një vend narko. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!