Posteri i pahijshëm në rrugët e kryeqytetit, reagon Belind Këlliçi

schedule16:34 - 25 Prill, 2023

schedule 16:34 - 25 Prill, 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me posterin e pahijshëm të tij të vendosur në rrugët e kryeqytetit.

Në poster Belindi shfaqet me dy gishtat e mesit lart, ku sipas tij, është ajo çfarë ai do t’i tregojë korrupsionit nëse do të jetë kryetari i ardhshëm  i Bashkisë.

Veprim ky që nuk u prit aspak mirë nga “Xhamitë e Tiranës”. Këta të fundit përmes një deklarate bën thirrje për reflektim, sa i takon rëndësisë së kodit etik  në procesin e zgjedhjeve.

LEXO EDHE: Posteri i Këlliçit/ Xhamitë e Tiranës: Thirrje për reflektim, sjellja e papranueshme! KQZ të ndërhyjë

Si duket kjo nuk i bën përshtypje “Belos”, i pyetur nga ABC,  ai është shprehur se i vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës

Përgjigja e Këlliçit për ABC:

Më vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën ndaj korrupsionit të Bashkisë Tiranë.

Korrupsioni është gangrena e shoqërisë sonë ndaj dhe lufta ndaj këtij fenomeni është në krye të axhendës sime. Me çdo mjet të mundshëm.r.t/abcnews.al