“Më vjen keq për tifozët”, Asllani: Shpresojmë të bëjmë më shumë në ndeshjet e radhës

schedule23:35 - 15 Qershor, 2024

schedule 23:35 - 15 Qershor, 2024

“Kuqezinjtë” tanë nuk ia dolën të siguronin qoftë edhe një pikë, në sfidën e parë, të këtij edicionit, të Kampionatit Evropian të futbollit, teksa në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit u mund me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, nga “Të Kaltërit” e Italisë, mirëpo zhvilluan një lojë fantastike, duke rivalizuar jo pak kampionët në fuqi të Evropës.

Menjëherë pas ndeshjes, një prononcim të shkurtër për mediat e ka bërë edhe “ylli” i mesfushës së Shqipërisë, Kristjan Asllani, i cili fillimisht foli për rastin flagrant, të Rey Manajt, në fundin e sfidës, teksa më tej ka folur edhe për nivelin e lartë, që kundërshtarët italianë kanë.

“Kemi patur atë rastin e fundit dhe nuk e barazuam, e gjetëm golin në fillim me Bajramin por më pas u ulëm shuëm mbrapa dhe ne kemi vrapuar shumë por ishim një skuadër që luajtëm deri në fundi, erdhi dhe rasti i Rey por Donnarumma e priti. Më vjen keq për tifozët se kanë bërë një gjë të bukur në stadium dhe jashtë tij.

Ata janë të fortë, sulmuan fort, ishte e vështirë për mua dhe Ramadanin, po vraponim shumë, por ishim një grup dhe do të vazhdojmë kështu për ndeshjet e tjera. Mund të them që më vjen shumë keq për tifozët që sju dhamë një rezultat pozitiv, por futbolli kështu është, i falenderojmë me zemër dhe shpresojmë të bëjmë ndonjë gjë më tepër këto dy ndeshje”,- u shpreh “arkitekti” i mesfushës “kuqezi”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!