Me vjehërr shqiptare, Tom Hanks është tashmë zyrtarisht qytetar i Greqisë

schedule09:41 - 27 Korrik, 2020

schedule 09:41 - 27 Korrik, 2020

Aktori i mirënjohur Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson janë zyrtarisht qytetarë grekë. Lajmin e ka dhënë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Mitsotakis ndau në Instagram një foto të shtunën mbrëma ku dukej ai, bashkëshortja Mareva Grabowski bashkë me Hanks dhe Wilson.

Çifti dukej ndërsa mbanin në duar pasaporta greke ndërsa Mitsotakis  shkroi në postimin e tij se tashmë si  Hanks ashtu dhe  Wilson, ‘janë tashmë qytetarë krenarë grekë.”

Po ashtu, tashmë nënshtetësi greke ka e gjithë familja e Hanks, duke përfshirë fëmijët e tij Colin, Elizabeth, Chet dhe Truman.

Greqia ke qenë një vend pushimesh për Hanks dhe Wilson prej vitesh tashmë. Ata kanë blerë një tokë në ishullin Antiparos dhe ndërtuan një shtëpi në vitin 2004.

Nëna e bashkëshortes së Tom Hanks Dorothea Tzigkou ka lindur në Shqipëri, afër kufirit me Greqinë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!