Me uniformë të Tiranës dhe “tag” Ajetit, Mavraj “ngacmon” mediat

schedule08:19 - 17 Janar, 2020

schedule 08:19 - 17 Janar, 2020

Mërgim Mavraj u bë shkes që Valdet Rama janarin e shkuar të transferohej në Superioren. Sulmuesi anësor iu bashkua skuadrës së Kukësit dhe mori formën maksimale, ndërkohë që në verë vendosi të rikthehej sërish në Gjermani.

Një tjetër lojtar i cili mund të ndjekë të njëjtën rrugë është edhe Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi ka marrë një ofertë nga Tirana dhe po heziton të pranojë.

Ditë më parë është kujtuar edhe një prapaskenë, sipas së cilës bardheblutë i kishin ofruar Mërgim Mavrajt 150 mijë euro në sezon për të luajtur në Superiore me 24 herë kampionët e vendit.

I frymëzuar nga kjo, Mavraj ka postuar një foto në rrjetet sociale. Qendërmbrojtësi i Greuther Further ndodhet në Turqi dhe aty ka takuar Mario Nikollin, menaxherin e Tiranës, dhe ka pozuar me fanellën e bardhebluve.

Foton e ka postuar në Instagram dhe për më tepër i ka bërë “tag” Arlind Ajetit, mbrojtësit të kërkuar nga Tirana. Një lojë e Mavrajt, për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe ia ka dalë me sukses. /abcnews.al

Postimi i bërë nga Mërgim Mavraj