Me tumor në mitër, bëhet nënë. Sukses i jashtëzakonshëm i ekipit të mjekëve në Spitalin Amerikan

schedule14:36 - 27 Prill, 2023

schedule 14:36 - 27 Prill, 2023

Një grua infertile e diagnostikuar me tumor në mitër është bërë nënë, falë trajtimit me sukses nga ekipi i mjekëve të Departamentit të Fertilizimit In Vitro në Spitalin Amerikan 2.  Pacientja ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.

Mjeku, obstetër-gjinekolog dhe specialist në IVF, Elton Peçi tregon sesi me anë të trajtimit multidisiplinar pacientja mposhti kancerin dhe më pas arriti të bëhet nënë përmes Fertilizimit In Vitro.

“Përballë kësaj diagnose u bë dhe stadifikimi i kancerit, rezultoi grada e parë. Përballë pacientes u shtuan dy mënyra trajtimin, radikal, me heqjen e mitrës dhe konservator. Pacientja vendosi për terapinë konservatore me ruajtjen e mitrës. Në fund të trajtimit pamë që biopsia tregoi shenja përmirësimi dhe e fundit tregoi pa kancer. Në këto kushte që na u dha drita jeshile. Pacientja iu nënshtrua një cikli invitro natyral. U mor një vezë që qëlloi e shndetshme, u formua një embrion me cilësi optimal që rezultoi në shtatzani dhe pas 9 muajsh me lindjen e një djali. Është një sukses i një ekipi.”

Embriologu Besfort Ferhati thotë se shkalla e vështirësisë ka qenë tepër e lartë.

“Në ndryshim nga rastet e tjera që vinë në laborator, në rastiin në fjalë kemi qenë të detyruar të punojmë me vezën e muaj, natyrisht dhe procedura është kufizuar. Kujdesi që duhet në trajtimin e këtij rasti shkallen e vështirësisë është goxzha më i lartë, në ratsin kur ke një numër vezësh më të lartë.”

Mjekët shprehen të lumtur për suksesin e këtij rasti tepër të rrallë, ndërsa nëna dhe djali gëzojnë shëndet të plotë.