“Më tradhtoi”, Beniada për Ilir Shaqirin: S’më ftoi, nuk u mërzita

schedule18:55 - 5 Korrik, 2022

schedule 18:55 - 5 Korrik, 2022

Beniada Nishani gjatë rubrikës ‘5 minuta’ në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin tha se e kanë tradhtuar dhe se për një mashkull ka qarë vetëm një herë.

Ndër të tjera tha se ishte lënduar, dhe se djali nuk ishte shqiptar.

Nga pyetjet e mëvonshme kuptuam që ajo është një vajzë tradicionale pasi preferon martesën dhe se ka dëshirë që të ketë 3 fëmijë.

Ndër të tjera Ermali e pyet nëse ishte mërzitur që Ilir Shaqiri nuk e ftoi në dasmën e tij. Beniada shprehu se me siguri do ketë pasur arsyet e tij dhe se nuk e vret mendjen për gjëra të vogla.

“Jo. Nuk na mërziti. Po s’na ka ftuar do ketë arsyet e veta. Unë s’e vras fare mendjen, me gjithë gjërat që kemi për të bërë në jetën tonë nuk do e vrasin mendjen që gjërat e vogla. Secili nga ne e dinë vetë se çfarë do të ketë afër”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!