Me tortë dhe me urime, Meta takon dy yjet e futbollit shkodran

schedule16:18 - 12 Maj, 2021

schedule 16:18 - 12 Maj, 2021

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ditën e sotme ka takuar dy yjet e futbollit shkodran dhe atij kombëtar, Luan Vukatanën dhe Ser Dedjen.

Në një nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, Meta ka treguar edhe një tortë ku shpreh urimet për Luanin dhe Serin.

“Kënaqësi e veçantë sot të përjetoja momente të veçanta nostalgjie dhe mirënjohjeje me dy yjet e futbollit shkodran dhe atij kombëtar, Luan Vukatanën dhe Ser Dedjen, në miqësinë e shumë yjeve të tjerë. ” shkruan Meta.