Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, e ka pranuar hapur se tekstet e këngëve që ka publikuar i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn.
“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo në Prive.
Më tej, pyetjes ‘me spec’, “Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”, këngëtarja iu përgjigj duke thënë: “Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë.”
Sakaq, Trixa ka zbuluar se aktualisht është ‘single’, ndërsa Donaldi është rikthyer me Bora Zemanin./abcnews.al