Vincent Attingah luajti në Superiore me Tiranën në sezonin 2018/19 dhe ishte zgjedhje e parë për trajnerin Ze Maria, ndërkohë që më pas punoi edhe Ardian Memën. 26-vjeçari u largua pas vetëm gjysmë sezoni, ndërkohë që së fundmi ka zbuluar se gjatë eksperiencave të tij ka rënë pre e racizmit.
Ai nuk përmend raste të veçanta, por thekson se i ka ndodhur kudo. “Kam vuajtur shumë prej abuzimeve raciale në karrierën time profesionale”, thotë fillimisht për “Akoma FM” mbrojtësi qendror, i cili me Tiranën u aktivizua 16 ndeshje në kampionat.
Më tej ai shton: “Lojtarët qëllimisht më quajnë majmun dhe e bëjnë këtë vetëm për të më ngacmuar e bezdisur. Gjithsesi unë nuk fokusohem tek ajo gjë. Fokusi im është te paratë që do të marr dhe me të cilat do të mbështes familjen time në vendlindje”. /abcnews.al