“Më thirrën kur isha në zborin ushtarak”, Luan Përzhita rrëfen si u bë arkeolog në kohën e diktaturës

schedule11:45 - 17 Maj, 2023

schedule 11:45 - 17 Maj, 2023

Luan Përzhita është një ndër arkeologët më të njohur shqiptar. Sot ai është rektor i studimeve albanologjike dhe njëherazi vazhdon të kryejë gërmime me rëndësi të madhe arkeologjike.

Si rrallëherë më parë, ai ka bërë një rrëfim në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Përzhita është kthyer pas në kohë dhe ka treguar hapat e parë se si u bë arkeolog. Kjo falë rezultateve të shkëlqyera në fakultet.

“Sapo kisha mbaruar fakultetin dhe është ajo periudha e stazhit në kohën tonë, se ne jemi një gjeneratë që ka pasur disa norma të vendosura nga pushteti i kaluar. Pas shkollës së lartë do të bëje një stazh, i cili do të ishte 9 muaj në një nga zonat e përcaktuara nga komuniteti ekzekutiv i asaj kohe. Edhe më pas, pas stazhit ishin në zborin ushtarak se bëhej 3 muaj dhe aty më kontaktuan dhe më thanë që isha përzgjedhur unë bashkë me kolegun tim Muhamet Began për arsyen e nivelit të lartë të notave të marra në atë kohë, se ishte një nivel ekselenc, si punonjës shkencor në fushën e arkeologjisë. Nga që po ndërtohej hidrocentrali i Fierzës, nga qendra e kërkimeve arkeologjike asokohe janë bërë një sër gërmimesh arkeologjike. Unë kam qene pjesëmarrës në këto gërmime”, rrëfeu ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!