Tentoi të grabisë bankën, por u arrestua në flagrancë nga policia. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:10 në afërsi të stacionit të trenit në Durrës. I riu i indentifikuar si Kreshnik M. është futur në ambjentet e një banke të nivelin të dytë i armatosur me thikë.
Ai ka kërcënuar punonjësit e arkës për t’i dhënë paratë. Por policia u njoftua në kohë dhe të riut iu vunë prangat brenda ambjenteve. Nuk dihet ende nëse ky person ka probleme mendore, por sipas të dhënave të para ai njihej si bixhozxhi. /abcnews.al