“Më thanë se do të ishte më e lehtë”, Chrissy Teigen kujton fëmijën që humbi një vit më parë

schedule20:15 - 29 Shtator, 2021

schedule 20:15 - 29 Shtator, 2021

Një vit më parë, modelja Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legen humbën fëmijën e tyre të tretë që prisnin të vinte në jetë. Ajo pësoi hemoragji gjatë shtatzënisë dhe si pasojë, djali që kishin vendosur ta quanin Jack, nuk arriti të mbijetonte.

Pas 1 viti nga humbja e djalit të tyre, modelja i ka kushtuar disa fjalë prekëse të birit, që nuk arriti ta mbante dot në krahë.

“Një vit më parë më dhurove dhimbjen më të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund të mbijetoja çdo gjë, edhe nëse nuk do ta doja. Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove për të më bërë të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupat tanë janë të çmuar dhe jeta është një mrekulli”, ka shkruar ajo.

“Ata më thanë se do të ishte më e lehtë, por kjo nuk ka filluar akoma. Mami dhe babi të duan përgjithmonë”, ka shtuar modelja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Chrissy dhe John kanë dhe dy fëmijë të tjerë, një djalë dhe një vajzë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!