“Më thanë je shpallur armik i popullit”, Kasmi: Basha synon të bllokojë RD-në

schedule21:22 - 6 Janar, 2022

schedule 21:22 - 6 Janar, 2022

Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi ka rrëfyer në “Log.” sesi stafi i gazetës është nxjerrë jashtë selisë së Partisë Demokratike. Në studio me Endri Xhafon, Kasmi tha se i është thënë të lirojnë zyrat dhe me humor i është shprehur se është shpallur armik i popullit. Sipas tij Lulzim Basha synon të bllokojë dhe kthejë RD-në në gazetë personale.

“Na është thënë  të lirojmë zyrat. Me humor më thanë je shpallur armik. Nuk e mora vesh, po besoj se zoti kryetar kishte marrë këtë vendim dhe nuk pati kurajo ta thotë drejtpërdrejt. Një njeri i tillë merr vendimin për të nxjerrë jashtë selisë RD. Nuk e ka bërë askush tjetër më parë, as Ramiz Alia. Dhe vjen sot një vendimi tillë që merret nga Basha pa asnjë paralajmërimi. I gjithë synimi është që të bllokohet RD. Synimi është që të mbyllet kjo gazetë. Është e gjithë pjesë e ndikimit që duan të kenë te RD. Zoti Basha synon ndoshta ta kthejë në një gazetë personale”, deklaroi ai.

Kasmi shpjegoi më tej se gjatë këtyre tre muajve gazeta ka mbajtur një qëndrim të ekuilibruar, duke pasqyruar edhe aktivitetet  e Bashës dhe ato të Berishës. Sipas tij, kjo mund të mos i ketë pëlqyer Bashës, i cili mori më pas edhe vendimin për ta nxjerrë RD-në nga selia.

“Ne kemi mbajtur një qëndrim të ekuilibruar këto tre muaj. Kemi nxjerrë edhe takimet e Berishës. Kemi mbrojtur ekuilibrat,  duke synuar që të mund të krijonim një urë komunikimi mes dy palëve. Qëndrimet në Facebook janë të inat personale, por gazeta ka qenë korrekte mes zotit Basha dhe Bersha. Ky ekuilibër ndoshta nuk i ka pëlqyer zotit Basha”, deklaroi Kasmi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!