Më të mirët e sezonit, Real Madrid e Borussia Dortmund dominojnë në formacionin e vitit të Champions League

schedule17:56 - 3 Qershor, 2024

schedule 17:56 - 3 Qershor, 2024

Mund të konsiderohen edhe si kampionët e Evropës. “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur një tjetër sukses në “kontinentin e vjetër”, duke fituar për të herë 15-të, trofeun e UEFA Champions League, teksa në finalen e madhe, të “Wembley” në Londër ia arritën të mundin me rezultatin e pastër 2 me 0, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Pas përfundimit të këtij kompeticioni, sot është publikuar edhe formacioni më i mirë i këtij edicioni, teksa pjesë e këtij rreshtimi janë 4 lojtarë të Real Madrid, mbrojtësi Antonio Rudiger dhe Dani Carvajal, të cilët kanë bërë një performancë të jashtëzakonshme, teksa Nuk mund të mungonin as i jashtëzakonshmi Jude Bellingham dhe “ylli” brazilian, Vinicius Junior që udhëhoqën skuadrën drejt këtij triumfi.

Katër lojtarë janë edhe finalistët e Borussia Dortmund. Portieri Kobel realizoi pritje të jashtëzakonshme në finale por edhe në ndeshjet e tjera, ndërsa Maatsen, Hummels dhe Sabitzer ishin 3 të tjerët që dhuruan performanca të mira. Ndërkaq, tre pozicionet e tjera në fushë u kompletuan nga portugezi Vitinha i PSG, “fantazisti” i Manchester City, Phil Foden dhe “bomberi” anglez i Bayern Munich, Harry Kane. /i.m /abcnews.al

Skuadra e sezonit, UEFA Champions League:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!