Më të mirët e Kosovës/ Vlerësohen protagonistët e futbollit për vitin 2023

schedule14:45 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 14:45 - 25 Dhjetor, 2023

Sipas traditës është futbolli kosovar ka nderuar më të mirët e vitit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ndërsa në mbrëmjen festive “Laureatët 2023” skena u dominua nga kampionët e Ballkanit.

Kështu, “Lojtari më i mirë” u shpall Lumbardh Dellova, një nga lojtarët më të rëndësishëm të ecurisë së shkëlqyer të skuadrës së Ballkanit në kampionat dhe Kupat e Europës.

Çmimi për “Trajnerin e Vitit” u fitua nga Ilir Daja.

Arkitekt i titullit kampion dhe kualifikimit të skuadrës nga Suareka për herë të dytë radhazi në grupet e Konferencë Ligës, tekniku meritoi vlerësimin në mbrëmjen e organizuar nga Federata Kosovare e Futbollit.

Futbollistët e Ballkanit dominuan edhe skuadrën më të mirë të vitit, ndërsa nuk munguan edhe vlerësimetpër lojtarët e kombëtares.

Çmimi i karrierës shkoi për Samir Ujkanin, ndërsa trofeu “Fadil Vokrri” u fitua nga kapiteni I “Dardanëve” Amir Rrahmani.

Por surpriza e mbrëmjes mban emrin e Fisnik Asllanit. Futbollisti që luan me Austrinë e Vjenës ka vendosur të bëhet pjesë e kombëtares së Kosovës.

Nuk munguan as vlerësimet për protagonistët e tjerë të futbollit në Kosovë, ndërsa një çmim iu dha edhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ai u vlerësua për arritjet personale dhe për kualifikimin e kombëtares kuqezi në finalet e Euro 2024.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!