Futbolli shqiptar nderoi më të mirët e vitit 2025. Në ceremoninë e zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, trofeu më i rëndësishëm ishte “Topi i Artë”.
Ai për djem u fitua nga Bekim Balaj, ndërsa ai për vajza nga Megi Doci. Sa i përket “Trajnerit më të mirë”, ky trofe u fitua nga tekniku i Egnatias, kampione e Shqipërisë, Edlir Tetova.
Bekim Balaj fitoi “Kepucen e Arte” si golashenuesi më i mirë i Kategorisë Superiore. Të njëjtin trofe, por në futbollin për vajza e fitoi Megi Doçi.
Trofe të tjerë ishin ata të talentit të vitit për djem dhe vajza që u fituan nga Fabian Perndreca dhe Xhesika Ndoj.
Pas votimit te gazetareve, moderatorëve dhe analistëve sportivë, u zgjodh edhe skuadra më e mirë e Superiores për vitin 2025.
Nuk munguan vlerësimet edhe për lojtarët e kombëtares së Shqipërisë. Berat Gjimshiti u shpall lojtari i vitit pas votimit të vetë futbollistëve, ndërsa Mario Mitaj mori çmimin special “Zemra Kuqezi”, pas votimit të tifozëve të kombëtares.

