Më të mirët e Botërorit/ Cole Palmer shpallet lojtari i turneut, sukses për Doue dhe Sanchez

schedule12:58 - 14 Korrik, 2025

schedule 12:58 - 14 Korrik, 2025

Heroi i Chelseat, Cole Palmer ka qenë protagonist i “Blues” mbrëmë në finalen e Botërorit të Klubeve. Sulmuesi anglez i realizoi dy gola dhe asistoi në një tjetër në fitoren e thellë 3:0 ndaj Paris Saint-Germainit.

Në total, ai kontribuoi në 8 gola të londinezëve në 6 ndeshje të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe, lojtari më i mirë i këtij turneu ka folur pas ndeshjes.

“Unë ndihem mjaft mirë. Është edhe më e ëmbël kur fiton në një finale ku të gjithë dyshonin tek ne. E dinim që do të ishte një sfidë e madhe, por treguam karakter dhe fituam kundër një skuadre të madhe si PSG. Maresca po ndërton diçka të veçantë. Trajneri e hartoi një plan të shkëlqyer të lojës. Ai e dinte ku do të ishin hapësirat dhe se si do të më lironte në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë thjesht u përpoqa t’ia ktheja me gola. E kemi një ekip të ri dhe të shkëlqyer. Shumë njerëz kanë folur keq për ne gjatë sezonit, por mendoj se jemi në rrugën e duhur”, përfundoi Palmer.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!