“Më të Mirët 2022”, Orges Shehi shpallet “Trajneri i Vitit”, Megi Doçi rrëmben “Këpucën e Artë”

schedule20:28 - 27 Janar, 2023

schedule 20:28 - 27 Janar, 2023

Që prej orës 19:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po zhvillohet ceremonia “Më të Mirët 2022” e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të nderuar lojtarët dhe trajnerët që kanë spikatur gjatë vitit 2022, në futbollin shqiptar.

Deri më tani janë shpërndarë disa çmime ku ndër më të spikaturit është çmimi “Trajneri i Vitit”, ku fitues u shpall tekniku i “bardhebluve”, Orges Shehi. Çmimin tekinkut ja dorëzoi vetë trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ndërsa Shehi tha dhe disa fjalë falenderuese për “mentorët e tij”.

“Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar për dy arsye, e para sepse isha midis dy trajnerëve të mi (Duros dhe Josës). Iu thërras akoma profesor. Këtë çmim individual do të doja ta ndaja me stafin e mijë”,- u shpreh Shehi.

Një çmim tjetër që është dorëzuar është dhe “Këpuca e Artë”, në kategorinë e femrave, ku fituese u shpall “magjikja” Megi Doçi, e cila ka shkëlqyer me performancat e saja me Vllazninë, ku arritën që të kualifikoheshin për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, në Uefa Womens Champions League.

Gjatë ceremonisë është shpallur dhe “Formacioni i Vitit”, ku në portë është vendosur Bekaj. Në mbrojtje Gurishta, Bitri, Najdovski dhe Hakaj. Në mesfushën e përbërë nga 4 janë përzgjedhur Rrapaj, Matondo dhe Mazrekaj, ndërsa “tridenti” i sulmit mbushet me Seferin, Xhixhën dhe Skukën.

Çmimet e dhëna deri më tani:

“Trajneri i Vitit” – Orges Shehi

“Arbitri i Vitit” – Juxhin Xhaja

“Këpuca e Artë” – Saliu Guindo

“Këpuca e Artë” femra – Megi Doci

“Talenti i Vitit” – Simon Simoni

“Talenti i Vitit” femra – Rosela Vasa

 

/i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!