Me të ftuar Noizy-n, Ledri-n, Gena e shumë VIP-a, i plagosuri është pronar i lokalit të njohur në Sarandë

schedule13:52 - 20 Qershor, 2021

schedule 13:52 - 20 Qershor, 2021

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e biznesmenit 35-vjeçar Spiro Iljadhi në Sarandër. Ndaj tij u qëlluan 20 plumba ku disa e kapën në trup duke e lënë të plagosur rëndë. Për shkak të  plagëve të marra ai u nis me helikopter drejt Tiranës, ndërsa i plagosur mbeti edhe një pushues që ishte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Nga ana tjetër policia ka shpallur në kërkim Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadër. Sipas informacioneve, mësohet se sherri fillimisht ka nisur brenda lokalit “Bar Orange” të biznesmenit Iljadhi, ndërsa më pas tre autorët e kanë pritur jashtë pronarin ku më pas kanë hapur zjarr me breshëri ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë.

LEXO EDHE:Plagosja e biznesmenit në Sarandë, ky është një nga autorët, i arrestuar më parë për të njëjtën akuzë

Lokali i Spiro Iljadhit është ndër më të njohurit dhe më të frekuentuarit në Sarandë, sidomos gjatë sezonit veror. Nga një vëzhgim në faqen e lokalit në rrjete sociale bie në sy numri i lartë i personave që e frekuentojnë dhe të ftuarit specialë të cilët janë disa prej këngëtarëve më të njohur në vend. Bëhet fjalë për reperët Noizy, Ledri Vula, Majk, edhe Gena.

Spiro Iljadhi disa ditë më parë kishte hapur një degë të lokalit në Ksamil të quajtur “Orange Pizza & Grill Lounge”.

Ndërkohë policia po heton dhe po punon për të vënë në pranga autorët e shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë./abcnews.al/