Me të bijën në prehër, Mozzik ndan fotot e ëmbla me ndjekësit

schedule22:16 - 15 Maj, 2022

schedule 22:16 - 15 Maj, 2022

Reperi i njohur, Mozzik ka treguar se ka një raport mjaft të ngushtë me të bijën. Reperi udhëton shpesh drejt Zvicrës ku Hana jeton me Loredanën. Edhe pse ish çifti konfirmuan se janë ndarë sërish, ata thanë se mbajnë një raport të mirë për hir të vogëlushes së tyre.

Fotot me të bijën janë të shumta në rrjete sociale ndërsa së fundmi, reperi ka ndarë një tjetër moment emocionues. Ata shihen në një lëndinë ndërsa kanë pozuar të përqafuar dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit. “Duke e jetuar jetën me jetën time”, ka shkruar reperi krahas fotos.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!