Me sytë nga shorti/ Hidhet të premten, priten “finale” në play off e Champions

schedule15:31 - 30 Janar, 2025

schedule 15:31 - 30 Janar, 2025

Mbyllja e fazës së ligës dhe konfigurimi përfundimtar në tabelën e renditjes pas tetë ndeshjeve të luajtura parashikon derbi dhe finale të parakohshme në play off dhe më pas në 1/8 e Champions.

Për këtë arsye, të gjithë prozhektorët do të drejtohen të premten në Nion, ku shorti do të përcaktojë përballet në raundin tjetër të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Goglat do të zgjedhin vetëm skuadrat, por janë të paevitueshme përballjet e mëdha, si ato mes Real Madrid-Bajern Mynih, City-Real apo Bajern-City.

Kjo pasi të treja këto skuadra zhgënjyen pritshmëritë, duke e mbyllur fazën e ligës, vetëm në zonën e plej-of në tabelën e renditjes.

I njëjti diskutim vlen edhe për Milan dhe Juventus.

Dy skuadrat italiane dështuan në sfidat e fundit, ndërsa shorti i së premtes mund t’i vendosë përballë në sfidat e play-of.

Jo vetëm kaq, pasi sipas rrugës së përcaktuar deri në finalen e Mynihut, në fazën e 1/8 të Champions League mund të kemi derbi të fortë si Inter-Milan apo Inter-Juventus.

Ndeshjet e play-of do të luhen me sistem vajtje ardhje më 11 e 12 shkurt dhe 18 e 19 shkurt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!