Me sytë nga qielli, superhëna pritet të arrijë kulmin e saj mbrëmjen e sotme

schedule11:33 - 14 Korrik, 2022

schedule 11:33 - 14 Korrik, 2022

“Buck Moon”, superhëna më e madhe dhe më e ndritshme e këtij viti tërhoqi vëmendjen e me miliona njerëzve në mbarë botën që e panë fenomenin mbrëmjen e 13 korrikut.

Superhëna e plotë do të jetë e dukshme për rreth dy njëzet e katër orë të tjera përpara se të arrijë kulmin e saj në mbrëmjen e 14 korrikut.

Distanca e kësaj hëne nga Toka është më e afërt.

Emri “Hëna e Drerit” vjen nga fiset indigjene amerikane Algonquin dhe është një referencë për kohën e vitit kur brirët e rinj fillojnë të rriten te dreri mashkull.

Superhëna dhe karakteristikat e saj

Orbita e Hënës rreth Tokës është eliptike, që do të thotë se distanca jonë nga ajo po ndryshon vazhdimisht.

Tania de Sales Marques, një astronom në Observatorin Mbretëror Greenëich, tha për BBC se një hënë e plotë u shfaq rreth 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme se kur hëna është më e largët nga ne në orbitën e saj.

Ai shtoi se hëna do të dukej edhe më e madhe për shkak të një efekti optik të quajtur “Iluzioni i Hënës”./abcnews.al