Me afrimin e orëve të darkës, pak nga pak të gjithë qytetarët i afrohen tashmë banesave të tyre, në fund të një dite të gjatë.
Por atje, në pavijonin e spitaleve bluzat e bardha janë ende në shërbim të pacientëve të infektuar.
Lodhja i dallohet në sy, megjithëse nuk e fshehin optimizmin për ditë më të mira. Ky është portreti që shihet në foton e postuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Heronj”, i cilëson ministrja duke shprehur mirënjohje për punën e tyre./m.v. abcnews.al
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/1043377236118326/?type=3&theater