Balina Bodinaku është një nga personazhet më të përmendura dhe të ndjekura të momentin, kjo dhe si pasojë e përfshirjes së saj si opionionist në formatin “Big Brother”. Një vajzë ekrani shumë e dashur nga publiku, me një karrierë të gjatë, ajo foli në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi mbi qëndrimin e saj në këtë rol të ri por edhe për sfidat me të cilat po përballet si opinioniste.
“Një nga gjërat që jam sulmuar më shumë, jo kritikuar por sulmuar, është për faktin se është menduar se unë mbështes Semin. Gjatë gjithë kohës kam qenë duke thënë se nuk besoj se Semi me Donaldin kanë një marrëdhënie ose kanë për të nisur një marrëdhënie. Duke mos njohur Donaldin, Semin, Borën dhe as historinë e tyre, mendoja se kishte diçka që fliste më shumë mbi një dashuri jashtë shtëpise sesa brenda. Njerëzit s’janë prona. Kushedi sa do shahem për këtë. Ka kaq shumë gjykime. Aq shumë njerëzit kanë qejf të gjykojnë.” , shprehu Balina duke zbuluar se ka qenë pikërisht ky moment ku është ndjerë më së shumti e komentuar negativisht, ndonëse qëndrimi sipas saj është keqkuptuar.
Por për Balinën, një eksperiencë e re nuk është vetëm dhënia e opinioneve, por i tërë formati në përgjithësi. Siç edhe ajo shpreh, nuk e ka ndjekur këtë format në Shqipëri por as jashtë vendit.
“Unë nuk kam asnjë referencë. Mua ta kem parë aq pak sa mbaj mend turbullt në Londër kur jetoja atje” , tha ajo.
Si reagoi Balina kur mori ftesën për në Big Brother? E habitur i tregon Ermalit:
“Nuk e prisja për shumë arsye, e para sepse nuk ka qenë asnjëherë në këtë pozicion. Madje unë Arbanës i thashë duke qeshur ‘Mua më gjete, se unë në jetën time nuk ka parë asnjëherë Big Brother’. Dhe më tha unë prandaj të zgjodha, të gjej njerëz që nuk u shkon mendja kujtdo, që të dalë diçka e veçantë.”
A do të futej Balina Bodinaku si konkurente në shtëpinë e Big Brother?
“Jo, besoj se nuk do ta bëja. Nuk do ta bëja sepse kam impenjime që nuk do t’i lija për një reality show, dhe nuk më përshtatet fare. Të mësohem njëherë si opinioniste.”/abcnews.al