Më shumë të moshuar në azile/ Fier, shtohen kërkesat e të moshuarëve për t`u strehuar në institucion

schedule14:58 - 29 Nëntor, 2023

schedule 14:58 - 29 Nëntor, 2023

Në shtëpinë e të moshuarvë ne Fier vetëm katër shtretër kanë mbetur të lirë.

Kërkesat për t`u strehuar në këtë azil kanë qënë të shumta nga të moshuarit të cilët nuk kanë kujdesin e të afëmrmve.

Drejtuesja e instiucionit thotë se në këtë shtëpi jetojnë 51 persona të cilët kanë vëmendjen e përkushtimit e gjithë stafit që është kthyer në një familje të dytë për ta .

Të moshuarit vlerësojnë kujdesin por kërkojnë përmirësim të kushteve.

Ndërtesa e shtëpisë së të moshuarve në Fiër është ngritur që në vitin 1960 dhe koha e ka amortizuar. Rezidentëve aty u është premtuar një ndërtesë e re dhe me kushte më të mira./abcnews.al