Më shumë se 80 plumba drejt automjetit, ky është 43-vjeçari që u ekzekutua në Shkup, rëndë nipi

schedule09:47 - 13 Maj, 2021

schedule 09:47 - 13 Maj, 2021

Personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Butel të Shkupit të Maqedonisë është 43-vjeçari Kamer Idrizi, një emër i njohur për policinë si person me precedentë të mëparshëm penalë. Kameri ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Në makinë me të ka qenë edhe nipi i tij 22-vjeçar i cili ka marrë 6 plumba. Ai është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve. Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit janë qitur më shumë se 80 plumba.

Kamer Idrizi kishte qenë në qendër të mediave vendase në vitin 2019 kur disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të tij në një hotel në Shkup./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!