Mbi 5 milion persona në të gjithë botën janë shëruar tashmë nga Covid-19. Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometer, rezulton se 5,078,873 persona e kanë fituar tashmë luftën me koronavirusin.
Ndërsa, numri total i të infektuarve në të gjithë globin rezulton të jetë rreth 9,4 milion. Prej tyre, 480,579 persona kanë humbur jetën. Deri më tani, SHBA-të janë vendi më i prekur nga pandemia ndërsa numërojnë mbi 2.4 milion të infektuar dhe 123,500 viktima.
Ndërsa, shteti i dytë më i prekur nga Covid-19 është Brazili që numëron 1,152,066 të infektuar dhe 52,788 viktima. E treta në radhë është Rusia me 606,881 raste të konfirmuara dhe 8,513 viktima.
Kritike situata paraqitet edhe në Indi dhe në disa shtete të tjera të Amerikës Latine. /abcnews.al/