Që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit në Italinë fqinje janë infektuar me COVID-19 3,089 persona. Krahasuar me ditën e martë rezulton se janë shtuar plot 587 raste të reja.
Nga numri total, raportohet të kenë ndërruar jetë 107 persona ndërsa janë shëruar nga virusi 276 të tjerë.
Rajonet e përfshira janë 19, ndërsa i vetmi vend ku nuk ka raste të konfirmuara është Lugina Aosta.
Në spitalet e vendit ndodhen 1,346 pacinetë me simptoma, 312 persona më shumë krahasuar me tre marsin, të cilët ndodhen në kujdes intesiv. Ndërsa, 1,065 të tjerë janë të vetëizoluar në shtëpitë e tyre.
Nga ana tjetër, duke u nisur nga “agresiviteti” i virusit në Itali, Kina dhe India kanë njoftuar se nuk do të lejonin futjen në vendin e tyre të personave që janë nga Italia ose kanë udhëtuar drejt saj. /abcnews.al/