Më shumë se 20 shtete në garë, 3 gjimnazistët shqiptarë rrëmbejnë medaljet në Olimpiadën Ballkanike

schedule09:50 - 25 Maj, 2023

schedule 09:50 - 25 Maj, 2023

Nea Metohu, Erik Kerciku dhe Sirio Dafa janë tre adoleshentë që kanë rrëmbyer medalje të arta në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës në Turqi. Ata kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët pasi kanë konkuruar mes 20 shteteve nga e gjithë Ballkani.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, gjimnazistët kanë ndarë emocionet e tyre, duke folur edhe më konkretisht për dashurinë që kanë për matematikën.

“Për t’u përgatitur për olimpiada duhet sigurisht një përgatitje më tepër sesa mësimet që marrim në shkollë dhe për këtë pjesë kanë investuar prindërit që na kanë ndihmuar për të marrë leksione më tepër. Në matematik nuk është e thënë se duhet të jesh thjesht gjini apo thjesht shumë i zgjuar, duhet shumë punë për të arritur gjithçka”, tha Nea.

Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, diskutojmë pothuajse të njëjtat probleme nëpër olimpiada. Nqf se kemi diçka të paqartë pyesim njëri-tjetrin dhe e sqarojmë”, u shpreh Eriku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!