Sipas një studimi të fundit, më shumë se 19 për qind e sllovenëve kanë shkuar në punë dhe pse kishin simptoma të Covid. Pjesa më e madhe e tyre konfirmoi se mund të punojnë nga shtëpia por një gjë e tillë nuk i ishte ofruar nga punëdhënësit, raporton english.sta
Sipas një sondazhi, 10% e atyre që shkuan në punë, mund të kishin punuar nga shtëpia, por punëdhënësit nuk ia lejonin një gjë të tillë.
Në një sondazh ku u përfshinë 527 persona, 293 prej të cilëve ishin të punësuar, pjesa më e madhe e të punësuarve aktivë treguan se kishin shkuar në punë gjatë pandemisë dhe pse mund të kishin punuar nga shtëpia. Në periudhën 9 deri në 15 nëntor, rreth dy të tretat e nëpunësve shkuan në punë dhe 51 për qind e të punësuarve shkuan në punë çdo ditë.
Nga ata që shkuan në punë, 75 për qind kanë një profesion që nuk mund të ushtrohet nga shtëpia, ndërsa pjesa tjetër mund ta kryejë në formë të reduktuar. Në 10 për qind të rasteve, punëdhënësit nuk e ofrojnë atë mundësi, ndërsa 14 për qind e tyre u shprehën se kishin vendosur vetë të shkonin në punë. 7 për qind e tyre e ndanë punën në dy pjesë: duke punuar në punë dhe shtëpi, ndërsa një 7 për qindësh tjetër shkonin në punë vetëm në raste emergjente.
Sipas të dhënave zyrtare, 887.200 njerëz u punësuan në Slloveni në muajin shtator. Në këtë mënyrë nëse rezultatet e studimit do të aplikoheshin në të gjithë popullsinë, do të thoshte se rreth 142 mijë njerëz shkuan në punë një javë më parë, dhe se pse puna nga shtëpia nik do e shkëpuste procesin e punës.
Autorët e studimit u shprehën të shqetësuar për faktin se 10 për qind e të punësuarve të cilët kanë qenë në kontakt me një person të infektuar, ose që kanë simptoma të Covid 19, kanë shkuar në punë./abcnews.al