Një burrë në rajonin spanjoll të Valencias ka ndërruar jetë duke u bërë kështu vdekja e parë në vend si pasojë e koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtare e shëndetësisë, Ana Barcelo gjatë një konference për shtyp të martën.
Sipas autoriteteve, burri në fjalë në fakt ka ndërruar jetë më 13 shkurt por testet e bëra treguan që ai ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.
Deri më tani në Spanjë numërohen 165 raste të konfirmuara me Covid-19, numri i të shëruarve është dy ndërsa numri i pacientëve në gjendje kritike është tre./abcnews.al/

