Më shumë se 10 mijë banorë të Mariupolit mbahen në burgjet e Donetskut

schedule15:42 - 2 Korrik, 2022

schedule 15:42 - 2 Korrik, 2022

Më shumë se 10,000 banorë të Mariupolit mbahen në burgjet e të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, sipas këshillit të qytetit të pushtuar nga forcat ruse.

“Civilët paqësorë u arrestuan nga pushtuesit dhe u dërguan në vendet e privimit të lirisë. Ka informacione për katër burgje të tilla: dy në Olenivka, një në qendrën e paraburgimit në Donetsk dhe një në Makiivka. Njerëzit janë në kushte të tmerrshme dhe çnjerëzore, si në një kamp përqendrimi”, thuhet në raport.

Sipas Këshillit Bashkiak të Mariupolit, të arrestuarit nuk kanë pothuajse asnjë akses në ujë të pijshëm dhe ushqim, kujdes normal mjekësor dhe u nënshtrohen formave të ndryshme të torturave, nga ato psikologjike në ato fizike.

Mariupol përjeton një nga fatkeqësitë më të mëdha humanitare të shkaktuar nga agresioni rus. Qyteti u shkatërrua pothuajse plotësisht si rezultat i bombardimeve të armikut. Mariupol nuk ka furnizim normal me energji, ujë dhe gaz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!