Më shumë fonde ujësjellësave/ Në buxhetin e 2025 parashikohet një fond 11.3 miliardë lekë

schedule15:28 - 31 Tetor, 2024

schedule 15:28 - 31 Tetor, 2024

Sektori i ujsjellës –kanalizimeve do të ketë një mbështetje më të lartë financiare  për vitin e ardhshëm.Në projektbuxhetin për vitin 2025 është parashikuar një fond prej 11.3 miliardë lekësh ose  rreth 500 mln lekë më shumë se një vit më parë. Shuma e parashikuar përbën rreth 10% të buxhetit të total të parashikuar për investime.

Por përtej kësaj , janë parashikuar  edhe 2.2 mld lekë investime në ujësjellës e rrejt kanalizimesh, ku përfshihen grantet dhe kreditë e marra duke e çuar nw total nw 13.5  mld fondin. Në fokus do të jetë zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit me ujë  të pijshëm dhe kanalizimeve.

Në vëmendje është sidomos  përmirësimi i furnizmit me ujë të pijshëm sidomos në zonat bregdetare si një masë kjo për të mbështetur më tej sektorin e turizmit.Furnizimi me ujë përgjatë bregdetit pritet të arrijë në 22 orë/ditë në vitin 2027 nga 20 orë në ditë në vitin 2025.

Po ashtu një sërë masash janë marrë edhe për të ulur humbjet në rrjet .Pritshmëritë janë që  reduktimi i humbjeve në rrjet në nivel kombëtar  të arrij në masën 52% në vitin 2027 nga 60% që parashikohet në vitin 2025. Po ashtu Sasia e ujit të faturuar synohet të arrihet në 120 litër/ frymë/ditë në vitet 2025- 2027.

Aktualisht shoqëritë e ujsjellës kanalizimeve kanë kaluar në një administrim të ri ku është  pjesë edhe shteti.Kjo ka sjellë efkte në përmirësimin  etreguesve si në rritjen e faturimeve por edhe në uljen e humbjeve në rrjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!