Më shumë djem stilistë/ Shtohet interesi për degën tekstil konfeksion

schedule15:50 - 18 Prill, 2024

schedule 15:50 - 18 Prill, 2024

Valter Doda është 18 vjeç, nxenes ne gjimnazin Teknik Ekonomik në Tiranë. Studion ne vitin e fundit te deges tekstil konfeksion. Shpreson qe ne te ardhmen te kete ateliene e tij dhe te behet nje stilist i njohur veshjesh

“Mami im është stiliste dhe që i vogël shikoja atë çfarë bënte në atelien e saj dhe më pëlqente. E shikoja atë në punën që bënte dhe më dukej e thjeshtë për ta bërë edhe unë. Plus edhe mami më ka folur shumë. Pastaj në rrjete sociale pash që gjimnazi ekonomik e kishte si degë dhe vendosa të regjistrohesha edhe unë”

Edhe pse mjaft i ri në moshë, ëndrrat për të ardhmen Valteri i ka shumë të qarta.

“Në të ardhmen dua të kem një atelie të timen. Pse jo të konkuroj stilistët më të mirë në vend. Madje e shoh veten që të jem edhe stilist global, të konkuroj stilistët më të njohur.”

Ndryshe  nga pak vite me pare, gjithmone e me shume djemte po tregohen te ineteresuar per te ndjekur kete dege ne arsimin e mesem. Ajo I ndihmon te ndjekin endrren per tu bere stiliste. Vetem kete vit numri i djemve ne kete dege ne shkollen e mesme ekonomike eshte rritur me 20 %

Mësuesja Xhensila Peshkopia, thotë se të rinjtë që kanë studiuar në këtë degë e kanë gjetur veten shumë mirë në tregun e punës.

Ne degen qe pergatit stiliste veshjesh ne 4 vitet e shkolles  teknike ekonomike ne Tirane aktualisht studiojne 90  nxenes, nga te cilet 20jane djem.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!