Rrugët e Shqipërisë vijojnë të përgjaken nga akisdentet me pasoja fatale për jetën. Nga shifrat zyrtare të publikuara nga INSTAT, nga janari deri në nëntor, janë bërë 1.257 aksidente rrugore, nga 1.121 në të njëjtën periudhë të një viti me parë.
Rritje ka pësuar dhe shifra e të vdekurve në këto aksidente. Në 11 muaj kanë ndërruar jetë 176 persona në aksidentet, 8 më shumë se gjatë vitit të shkuar.
Ndërkohë sa i përket muajit nëntor, numri i të aksidentuarve, është 156 persona, 11 kanë ndërruar jetë.
Shkaqet e aksidenteve janë ndarë në dy, si pasojë e sjelljes së drejtuesve të automjeteve dhe sjelljes së këmbësore.
Në muajin Nëntor 2021, aksidentet rrugore, në 85,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Grupmosha e re, 25–34 vjeç zënë numrin më të lartë të shkaktarëve të askdeinteve, sipas Instat.
Ndërsa në 11 muaj, shkaktarët më të medhenj janë këmbësorët. Në 11-mujorin e vitit 2021, aksidentet rrugore, në 15,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit, një shifër kjo më 22 për qind më e lartë se e njëjta periudhë të një viti më parë.
Jo pak herë janë bërë fushata ndërgjegjësuese për të ulur aksidentet por duket se këto nuk japin rezultat dhe numri i vdekjeve në rrugë, mbetet i lartë. /abcnews.al